Bota

Mosmarrëveshjet me Greqinë, Stano thirrje Turqisë: Respektoni integritetin e shteteve anëtare të BE-së

Stano, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërcënimet dhe deklaratat nxitëse të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kundër Greqisë, tha se ai pret që Turqia të sillet në mënyrë konstruktive.Turiq, Stan

10 Qershor 2022, 15:05 Nga d.a
Mosmarrëveshjet me Greqinë, Stano thirrje Turqisë: Respektoni
Peter Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, i dërgoi një mesazh Ankarasë ku e kritikoi për sjelljen agresive ndaj Greqisë.

"Turqia duhet të respektojë integritetin e hapësirës tokësore, detare dhe ajrore të njëri-tjetrit dhe të zgjidhë çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore," tha Stano.

Stano, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërcënimet dhe deklaratat nxitëse të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kundër Greqisë, tha se ai pret që Turqia të sillet në mënyrë konstruktive.

“Ka qenë dhe është e qartë se ne presim që Turqia të sillet në mënyrë konstruktive, të përmbahet nga hapat e përshkallëzuar, nga retorika apo veprimet dhe të angazhohet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, jo anasjelltas”.-shtoi ai.

Stano theksoi gjithashtu se Turqia duhet të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore.

Ne kemi deklaruar vazhdimisht se çdo çështje e hapur duhet të trajtohet në mënyrë paqësore, përmes dialogut, me mirëbesim, në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe në përputhje me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore."-përfundoi ai.

Prej disa ditësh marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar me presidentit turk që u shpreh se ai kurrë nuk do të ulet në tavolinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Akuzat kanë qenë të ndërsjellta për shkelje të hapësirave ajrore të njëra-tjetrës, por kriza kulmoi me kërkesën e Turqisë për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut ose në të kundërt do të vinte në diskutim sovranitetin e tyre.

peter stano marredheniet greqi-turqi

Sondazh

Poll