Bota

Katër të plagosur nga një sulm me thikë në universitetin gjerman, studentët neutralizojnë autorin

Studentët arritën të neutralizonin autorin e dyshuar të sulmit me thikë ku si pasojë u plagosën disa persona por fatmirësisht nuk pati viktima.

10 Qershor 2022, 19:22 Nga d.a
Katër të plagosur nga një sulm me thikë në
Sulm ne Gjermani

GJERMANI- Disapersona janë plagosur pas një sulmi me thikë në Universitetin e Shkencave të  Hamm-Lippstadt në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Hamm.

Sipas CNN, studentët arritën të neutralizonin autorin e dyshuar të sulmit me thikë ku si pasojë u plagosën disa persona por fatmirësisht nuk pati viktima.

Policia njoftoi se nga ky incident janë lënduar katër persona, tre gra dhe një burrë, disa prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkohë që 34-vjeçari i dyshuar është vënë në pranga.

"Policia e Hamm ka një operacion të madh në vazhdim në zonën e Universitetit Hamm-Lippstadt. Disa persona u plagosën me thikë. Autori është ndaluar. Ne jemi në vendngjarje dhe ju kërkojmë që të shmangni këtë zonë,"-thuhet në llogarinë e policisë në Twitter.

Situata në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hamm-Lippstadt në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë Hamm u deklarua më vonë e sigurt pas incidentit. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Dortmundit tha se ishte e paqartë nëse i dyshuari kishte lidhje me Universitetin.

sulm ne gjermani

Sondazh

Poll