Bota

Scholz në Beograd: Vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe vijoni dialogun me Kosovën

Pas takimit të dy delegacioneve të dy liderët dolën në konferencë të përbashkët shtypi për mediat ku kancelari shprehu falenderimet e tij për mikpritjen dhe kujtoi takimin e zhvilluar më herët në Berlin.

10 Qershor 2022, 17:52 Nga d.a
Scholz në Beograd: Vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe vijoni dialogun
Olaf Scholz

SERBI- Kancelari gjerman Olaf Scholz pas takimit në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti ka udhëtuar drejt Beogradit ku u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit të dy delegacioneve të dy liderët dolën në konferencë të përbashkët shtypi për mediat ku kancelari shprehu falenderimet e tij për mikpritjen dhe kujtoi takimin e zhvilluar më herët në Berlin.

"Shpresoj se shkëmbimi mes vendeve tona do të intensifikohet. Ne do të takohemi në Selanik në ditët në vijim dhe do të diskutojmë perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se punonjësit politikë po punojnë për këtë çështje. Kjo është arsyeja pse ne do të rivendosim të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, ku do të punojmë së bashku në procesin e anëtarësimit" - tha Scholz.

Ai tha se e gjithë Evropa ishte e preokupuar me luftën në Ukrainë dhe se është e rëndësishme që të gjithë të solidarizohen me Ukrainën. Scholz tha gjithashtu se pret që vendet kandidate t'i bashkohen sanksioneve dhe se Gjermania mbështet vazhdimin e përmirësimit të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.

"Një pjesë e asaj që kemi bërë është futja e sanksioneve dhe është e rëndësishme që të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur që vendet e tjera t'i bashkohen sanksioneve, në mënyrë që Ukraina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial", theksoi lideri gjerman.

Më pas kancelari gjerman i bëri thirrje dhe inkurajoi Beogradin dhe Prishtinën që të lidhin marrëveshje të vogla për të vendosur normalizimin e marrëdhënieve. Scholz tha se ai dëshiron të inkurajojë të gjithë faktorët politikë në Serbi që të punojnë për anëtarësimin në BE dhe se ai përpiqet që kjo të ndodhë derisa ne të gjithë jemi gjallë.

Bashkimi Evropian do të jetë i suksesshëm vetëm si një tërësi e madhe dhe do të ishte mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e saj”, përfundoi Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Beogradin në kuadër të turit ballkanin dyditor ku e nisi me Kosovën dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas vizitës në Serbi Scholz do të niset drejt Greqisë ku do të marrë pjesë në Samitin e Selanikut.

olaf scholz ne serbi

Sondazh

Poll