Bota

VD-Publikohen pamjet nga sekuestrimi i 300 kg kokainë në Selanik, shpallet në kërkim 'koka' e bandës

Në video shihen policët e armatosur duke bastisur shtëpinë ku banonin anëtarët e organizatës, 4 shtetas britanikë të cilët u arrestuan në flagrancë.

10 Qershor 2022, 15:46 Nga d.a
VD-Publikohen pamjet nga sekuestrimi i 300 kg kokainë në Selanik,
Droga e sekuestruar

GREQI- Janë publikuar pamjet e aksionit policor në Athinë ku në një vilë në Selanik u zbuluan 300 kg kokainë e cila sapo kishte ardhur nga Kolumbia në një kontenier bananesh.

Sipas mediave greke, në video shihen policët e armatosur duke bastisur shtëpinë ku banonin anëtarët e organizatës, 4 shtetas britanikë të cilët u arrestuan në flagrancë.

Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim personi tjetër i pestë, 41 vjeç dhe vëllai i një prej të arrestuarve, i cili sipas informacioneve konsiderohet si autori i qarkut dhe një nga emrat më të mëdhenj të trafikut të kokainës në mbarë botën. Vlerësohet se aktualisht ai ndodhet në një shtet të Amerikës Latine.



Qarku sillte sasi të mëdha kokaine në Greqi dhe vende të tjera evropiane, si dhe në Australi, përmes porteve detare me anë të kontenierëve të bananeve. Të arrestuarit në Selanik, të cilët posedonin ngarkesën prej 300 kilogramë kokainë, ësohet se do të fitonin nga 10 deri në 14 milion euro nëse shitje në tregi të zi.

 

droge ne greqi

Sondazh

Poll