Bota

Nis Samiti i Selanikut, Mitsotakis pret liderët ballkanik, zhvillon bisedë të veçantë me Osmanin

Sipas burimeve qeveritare, para fillimit të Samitit, Mitsotakis ka pasur takime me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kryesisë Kolektive të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferovic.

10 Qershor 2022, 17:31 Nga d.a
Nis Samiti i Selanikut, Mitsotakis pret liderët ballkanik, zhvillon
Lideret e Ballkanit

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kryeson Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Selanik ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas burimeve qeveritare, para fillimit të Samitit, Mitsotakis ka pasur takime me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kryesisë Kolektive të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferovic.

Në takimin e kryeministrit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani u identifikuan perspektivat për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit, turizmit, sportit, shëndetësisë dhe dixhitalizimit.

Kryeministri nënvizoi mbështetjen e fortë të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës në kuadër të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, që është synim strategjik afatgjatë i Greqisë.

Kryeministri më pas pati një takim privat me Shefik Xhaferovic, kryetar i Byrosë Kolektive të Bosnjë-Hercegovinës. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Për momentin, kryeministri grek po i mirëpret liderët ballkanikë, ndërsa pati një takim të shkurtër me zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Farouk Kaimaktsi. 

Në orën 20.00, kryeqeveritari pritet të bëjë deklarata për shtyp dhe më pas do të shtrojë një darkë për nder të liderëve pjesëmarrës në Samit.

Sipas burimeve qeveritare, Samiti thekson rolin udhëheqës të Greqisë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie në Evropën Juglindore dhe si bashkëmoderator i diskutimeve mbi të ardhmen e rajonit në një kohë kritike gjeopolitike, si dhe Selanikut si qendra e rajonit.

Tregues i rëndësisë së Samitit është fakti se në darkë do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Scholz,  i cili sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Për kryeministrin Mitsotakis, kjo është një mundësi për një shkëmbim thelbësor pikëpamjesh me të gjithë liderët për të ardhmen e rajonit në funksion të diskutimeve që do të zhvillohen në Këshillin e ardhshëm Evropian (23 dhe 24 qershor) në lidhje me Ballkanin Perëndimor. 

samiti i selanikut edi rama ne greqi

Sondazh

Poll