Aktualitet

'Range' e mori para bashkë me kolegun, PAMJET e efektivit të Patrullës së Durrësit, me hematoma kudo

Siç duket edhe nga pamjet, 22-vjeçari, i identifikuar vetëm me inicialet G. M. të ketë të gjithë trajtimin e duhur mjekësor dhe të gjithë vlerësimin e merituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

10 Qershor 2022, 15:48 Nga k.m.
'Range' e mori para bashkë me kolegun, PAMJET e efektivit të
Albert Dervishaj në spital

DURRËS- Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë, Albert Dervishaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati, ka shkuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të vizituar punonjësin e Policisë së Shërbimeve të Posaçme Operacionale në Durrës.

Ky i fundit u dëmtua gjatë ndërhyrjes për të ndaluar një drejtues mjeti që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes dhe me armë zjarri, e u përplas nga mjeti tip "Range Rover". Siç duket edhe nga pamjet, 22-vjeçari, i identifikuar vetëm me inicialet G. M. të ketë të gjithë trajtimin e duhur mjekësor dhe të gjithë vlerësimin e merituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mbrwmë u arrestua vetëm Hysen Pici, pasagjer në mjet, i cili është futur nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur edhe armën e zjarrit, e cila është gjetur gjatë ndjekjes që po i bënin kolegët e efektivëve që mbetën të plagosur. Arma është gjetur dhe do të dërgohet në laborator për të parë nëse është përdorur për ngjarje kriminale. Deri më tani, Dosja.al ka mësuar se Pici është një i ri nga Shijaku, i cili nuk ka precedentë penalë të mëparshëm, por është ndaluar edhe njëherë tjetër për prosdim të lëndëve narkotike. Ndërsa shoferi që përplasi efektivët ende nuk ka përfunduar në pranga.

perplasen policet ne durres durres

Sondazh

Poll