Aktualitet

E PLOTË- Ura 9 mln euro që do lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë, me trotuare e rrugë për biçikleta

Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

10 Qershor 2022, 15:31 Nga k.m.
E PLOTË- Ura 9 mln euro që do lidhë Malin e Zi dhe
Foto ilustruese

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin - komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani, në vetëm disa sosh. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë aktivisti civil nga Ulqini, Xhemal Peroviç.

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, Peroviq thekson afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

“Turizmi modern është ai udhëtues. Turistët nga perëndimi dhe lindja e shohin Ballkanin si një destinacion unik. Kur planifikojnë, ata tani qëndrojnë në një vend për një kohë shumë më të shkurtër, duke dashur të vizitojnë sa më shumë destinacione”.

Në këtë kontekst, thotë Peroviç, rrugët moderne po fitojnë rëndësi. Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë vendbanimet Shën Nikolla në Ulqin dhe Pulaj mbi Velipojë. Gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ajo do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta./REL

ura ne mal te zi

Sondazh

Poll