Aktualitet

Udhëtimet drejt Gjermanisë, ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët: S'ka kufizime

Shqiptarët nuk e kanë të detyrueshme të paraqesin dëshmi vaksinimi apo teste anti Covid gjatë udhëtime drejt Gjermanisë.

10 Qershor 2022, 14:23 Nga A.B
Udhëtimet drejt Gjermanisë, ambasada jep lajmin e mirë për
Ambasada gjermane

TIRANË- Nga nesër, do të hiqen të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Ky lajm i mirë për shqiptarët, është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë. Tashmë, për shqiptarët nuk është më e nevojshme që të paraqitet dëshmia e vaksinimit, shërimi apo testimit.

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

ambasada gjermane tirane udhetime

Sondazh

Poll