Aktualitet

Pishinë, kopsht përrallor e skulpturë! Pamjet e vilës 'Enea' të Gentian Sharrës në Elbasan

Vila u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

10 Qershor 2022, 13:51 Nga A.B
Pishinë, kopsht përrallor e skulpturë! Pamjet e vilës
Vila Enea

ELBASAN- Biznese, toka, makina dhe super vila 'Enea'! Këto janë pasuritë e Gentian Sharrës, të sekuestruar nga shteti shqiptar, pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal. Policia ka bërë publike pamjet e vilës 'Enea' në Elbasan, e cila është në lagjen 'Katund i Ri'.

Vila luksoze ka një pamje përrallore. Në të mbizotëron ngjyra e bardhë, me pishinë të madhe në oborr, pisha e skulpturë të mermertë në qendër të oborrit. Në oborr janë të pozicionuara disa karrige ndërsa nuk mungon dhe një biçikletë. Sigurisht që siguria e supervilës do të jetë e lartë, ndaj Sharra e ka siguruar vilën dykatëshe me kamera në çdo cep.

Vila u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjykata ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, Mustafa SharrëS.

Gentian Sharra ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

gentian sharra elbasan

Sondazh

Poll