Aktualitet

Një person gjendet pa ndjenja në tokë pranë Astirit

Paraprakisht raportohet se personi në fjalë dyshohet të jetë përplasur nga një makinë dhe të jetë hedhur anash rrugës.

10 Qershor 2022, 14:01 Nga F.M
Një person gjendet pa ndjenja në tokë pranë Astirit
Foto Ilustruese

TIRANË- Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja në Tiranë. Mësohet se ngjarja është raportuar se ka ndodhur para pak çastesh pranë zonës së Astirit.

Paraprakisht raportohet se personi në fjalë dyshohet të jetë përplasur nga një makinë dhe të jetë hedhur anash rrugës.

Ende nuk dihen detaje për qytetarin në fjalë, si identiteti, gjinia apo mosha. Pritet njoftimi nga Policia e Tiranës për më tepër detaje. 

policia e tiranes astir

Sondazh

Poll