Aktualitet

Aksidenti tragjik në Levan, 6-vjeçarja tek Trauma, shpejtësia dhe parakalimi i gabuar shuan një familje

Mësohet se ka qenë një parakalim i gabuar i “Opel”-it që drejtohej nga Skënderaj e shpëjtësia e lartë ajo që solli përplasjen mes dy mjeteve e bilancin tragjik.

10 Qershor 2022, 14:28 Nga F.M
Aksidenti tragjik në Levan, 6-vjeçarja tek Trauma, shpejtësia
Mariglen Skënderaj, efektivi Sokrat Lelaj dhe e shoqja Fatbardha Lelaj

TIRANË- E vogla që mbeti e plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Levan është sjellë në Tiranë. Mësohet se 6-vjeçarja, vajza e Gerti (Mariglen) Skënderajt që drejtonte mjetin tip “Opel” ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është shtruar në spitalin e Traumës.

Nga ana tjetër, sot grupi hetimor ka zbardhur shkaqet që sollën aksidentin tragjik ku u shuan tre anëtarë të një familjeje, efektivi i FNSH, Sokrat Lelaj, gruaja e tij Fatbardha Lelaj dhe nëna e kësaj të fundit, 78-vjeçarja Bylyre Salaj. Mësohet se ka qenë një parakalim i gabuar i “Opel”-it që drejtohej nga Skënderaj e shpëjtësia e lartë ajo që solli përplasjen mes dy mjeteve e bilancin tragjik.

Të plagosur mbetën edhe bashkëshortët Mariglen Skënderaj 43 vjeç e Gladiola Meraj 31 vjeç që udhëtonin me vajzën e tyre, vetëm 6 vjeçe, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

sokrat lelaj fatbardha lelaj mariglen skenderaj aksident ne levan

Sondazh

Poll