Aktualitet

Vodhi paratë e pensioneve dhe u zhduk, Policia vihet në lëvizje. Drejtori i Postës në Peshkopi: Lekët do i kthej kur të marrë kredinë!

Ndërsa nën hetim është  64-vjeçari Xh. D., banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut pranë Postës.

10 Qershor 2022, 15:35 Nga DOSJA
Vodhi paratë e pensioneve dhe u zhduk, Policia vihet në lëvizje.
Foto ilustruese

PESHKOPI- Punonjësi i Postës Shqiptare, Gazmir Hasi në Peshkopi ka grabitur një shumë të madhe parash që ishin të destinuara për pensionistët dhe është zhdukur pa gjurmë. Policia e Dibrës ka shpallur në ndjekje penale në kërkim të riun, Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhjen e një shume prej 50 milionë lekësh të vjetra të pensionistëve dhe familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Kastriot. Ndërsa nën hetim është  64-vjeçari Xh. D., banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut pranë Postës.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të një rasti të dyshuar korruptiv në zyrën postare Dibër, referuan materialet në Prokurori, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe shpallën në kërkim shtetasin Gazmir Hasi, 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë sepse dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si punonjës i Zyrës Postare Dibër, duke mos dorëzuar pagesat e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandatpagesat, duke firmosur në emër të përfituesve.

Kanë qenë banorë të Njësisë Kastriot ata që kanë denoncuar pak ditë më parë se nuk kishin marrë pensionet që duhet të merrnin në muajin maj, të cilat 33-vjeçari, Gazmir Hysi duhet t’i dorëzonte. Ata thanë se postieri ishte zhdukur pa gjurmë, duke deklaruar se kishte blerë shtëpi në Tiranë me paratë e vjedhura, ndërsa të tjerë pretendonin se ka ikur në Dubai sipas ankesave në “Fiks Fare”. Nga ana tjetër, drejtori i Postës, Ilir Vranici, tregoi se Hasi kishte disa probleme financiare dhe se lekët që janë marrë do të kthen këto ditë, pasi ky i fundit pritet të marrë kredi.

posta shqiptare gazmir hasi

Sondazh

Poll