Aktualitet

Dje në Elbasan, sot RENEA zbarkon në Shkodër/ Autokolonë me furgona, kontrolle në disa lagje

Nuk dihen shkaqet e kësaj “vizite të papritur”, por siç shihet nga pamjet e mëposhtme të paktën 9 furgonë të RENEAS janë parë në unazën perëndimore të qytetit.

10 Qershor 2022, 15:45 Nga k.m.
Dje në Elbasan, sot RENEA zbarkon në Shkodër/ Autokolonë me
RENEA në Shkodër

SHKODËR- Dje në Elbasan, sot RENEA ka zbarkuar në Shkodër. Nuk dihen shkaqet e kësaj “vizite të papritur”, por siç shihet nga pamjet e mëposhtme të paktën 9 furgonë të RENEA-s janë parë në unazën perëndimore të qytetit. Siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, në këtë qytet, Policia dhe RENEA kanë duke ushtruar kontrolle në bare, zyra dhe zona ku mendohet se strehoheshin persona të njohur të botës së krimit. Megjithatë nuk dihet nëse ky aksion ka qenë i "fytshëm", pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur. 

Aksioni vjen vetëm një ditë pasi në Elbasan, forcat speciale zbarkuan por dolën vetëm me Klemend Xhaferrin ose ndryshe "Kel Çamin" në pranga, ndërsa në Shkodër pak ditë më parë kishte vrasje. Duke pirë kafen e mëngjesit u vra Naim Bajri. Dje, uy njoftua se kishte një informacion për vendin ku fshihej Talo Çela, por duket se edhe kësaj here i shumëkërkuari u shpëtoi uniformave blu.

Zanafilla e këtyre aksioneve që ka ndërmarrë Policia e Shtetit vjen nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe 'ushtarit' të tij, Henrik Hoxhaj. Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin në disa qytete të vendit, përfshi edhe Shkodrën. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.

Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

shkoder renea ne shkoder

Sondazh

Poll