Aktualitet

Goditën me levë policin në Gjirokastër/ Sekuestrohet mjeti i autorëve, 2 në pranga, 2 në kërkim

Policia ka sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes

10 Qershor 2022, 13:38 Nga A.B
Goditën me levë policin në Gjirokastër/ Sekuestrohet mjeti i
Policia Gjirokaster

GJIROKASTËR- Policia ka identifikuar 4 personat të cilët dyshohen si autorë të plagosjes së punonjësit të policisë, Sokrat Muhos. Policia ka arrestuar personat me inicialet G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, me inicialet K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Po ashtu, është sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Këta persona do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditën me sende të forta punonjësin e Policisë të DVKM Gjirokastër, vihen në pranga 2 shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku disa persona goditën me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, bënë të mundur identifikimin e 4 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.  Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Punonjësi i policisë, Sokrat Muho u godit në kokë dhe në trup nga disa persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës. Vetë Muho ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të pronësisë.

arrestim ne gjirokaster gjirokaster sokrat muho

Sondazh

Poll