Aktualitet

Plagosje në Kombinat/ 28-vjeçari qëllon me thikën të riun, autori ende në kërkim

28-vjeçari, rreth orës 21:00, goditi me mjet prerës 18-vjeçarin me inicialet D.M.

10 Qershor 2022, 13:25 Nga A.B
Plagosje në Kombinat/ 28-vjeçari qëllon me thikën të
Policia

TIRANË- Një plagosje me thika ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kombinat. Forcat blu bëjnë të ditur se autori i plagosjes është 28-vjeçari me inicialet M.GJ. Ky person, rreth orës 21:00, goditi me mjet prerës 18-vjeçarin me inicialet D.M. I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kombinat, rreth orës 21:00, ka goditur me mjet prerës shtetasin D. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

plagosje ne kombinat plagosje tirane

Sondazh

Poll