Bota

Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e gazetarit britanik Dom Phillip në Brazil

Dyshja u zhdukën ndërsa udhëtonin me varkë në një udhëtim raportues në pyllin tropikal të Amazonës të dielën

10 Qershor 2022, 14:31 Nga d.d
Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e gazetarit britanik Dom Phillip
Foto ilustruese

BRAZIL-Policia në Brazil ka zbuluar disa detaje të reja nga kërkimi i gazetarit britanik Dom Phillips dhe ekspertit vendas indigjen Bruno Pereira. Ata kanë gjetur disa gjumë gjaku në një varkë që i përket një peshkatari, i cili është arrestuar. Ato gjurmë do të testohen për të parë nëse bëhet fjalë për njerëz apo kafshë.

Sipas BBC, dyshja u zhdukën ndërsa udhëtonin me varkë në një udhëtim raportues në pyllin tropikal të Amazonës të dielën.

Pereira së fundmi mori kërcënime për punën e tij kundër peshkimit të paligjshëm. Autoritetet thanë se shpresonin t'i gjenin të gjallë dy burrat, por nuk përjashtuan ndonjë rezultat, përfshirë atë të vrasjes në një rajon ku trafiku i drogës dhe gjuetia e paligjshme janë të përhapura.

Në Londër, motra e gazetarit, Sian Phillips, u bëri thirrje autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar që të bëjnë presion ndaj qeverisë braziliane për të gjetur dy burrat.

dom phillip brazil bruno pereira

Sondazh

Poll