Bota

Para se të nisej për Serbi, kancelari Scholz viziton trupat gjerman në misionin e KFOR-it

Gazetari gjerman Kai Kuestner, ka publikuar disa pamje nga ky takim në Twitter ku theksoi se kancelari u takua me 65 përfaqësues gjerman të misionit në Kosovë.

10 Qershor 2022, 14:36 Nga d.a
Para se të nisej për Serbi, kancelari Scholz viziton trupat gjerman
Olaf Scholz me KFOR

KOSOVË-Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka vizituar edhe trupat gjermane të misionit të KFOR-it.

Gazetari gjerman Kai Kuestner, ka publikuar disa pamje nga ky takim në Twitter ku theksoi se kancelari u takua me 65 përfaqësues gjerman të misionit në Kosovë.

Olaf Scholz është kancelari i parë gjerman që viziton Kosovën dhe Kurti e cilësoi si një moment historik. Ai gjatë konferencës përcolli disa mesazhe të rëndësishme për Kosovën ku shprehu mbështjetjen e tij për liberalizimin e vizave si dhe vijimin e Procesit të Berlinit.

olaf scholz ne prishtine trupat e kfor-it në kosovë

Sondazh

Poll