Aktualitet

Ndërmjetësi i bandës belge, dënohet me 4 vite shqiptari në Angli

Barhani, me profesion ekonomist, veproi si ndërmjetës mes bandës së krimit të organizuar në Belgjikë dhe kapitenit të jahteve James Wisbey, i cili kishte në varkën e tij Sea Crystal prej 27 metrash, shqiptarët.

10 Qershor 2022, 13:02 Nga A.B
Ndërmjetësi i bandës belge, dënohet me 4 vite shqiptari
Indrit Barhani

MBRETËRI E BASHKUAR-Indrit Barhani është shqiptari i cili është lënë në burg për 4 vite për shkak se dyshohet se ka marrë pjesë në transportin e 8 emigrantëve të cilët për pak u mbytën gjatë fundosjes së anijes në brigjet e Devonit.

'DailyMail' shkruan se Barhani, me profesion ekonomist, veproi si ndërmjetës mes bandës së krimit të organizuar në Belgjikë dhe kapitenit të jahteve James Wisbey, i cili kishte në varkën e tij Sea Crystal prej 27 metrash, shqiptarët.

Barhani rregulloi pagesën për riparimet e motorit të jahtit përpara se udhëtimit, i cili u krye më 14 dhjetor 2020. Emigrantët u morën nga bregu francez dhe u dërguan përtej Kanalit në jahtin e Wisbey. Mirëpo anija u mbyt pasi ishte i mbingarkuar dhe i pafuqishëm përballë një stuhie në brigjet e Devon.

Pasagjerët e tmerruar dolën në breg dhe kaluan linjën kryesore hekurudhore Paddington në Plymouth përpara se të ngjiteshin në një shkëmb, ku u arrestuan nga agjentët e Forcave Kufitare dhe policia.

Barhani, u gjurmua përmes kontakteve të tij telefonike me Wisbey, i cili u pagua 20,000 £ dhe policia më pas gjeti mesazhe të tjera që organizonin për të çuar emigrantët në varkë.

indrit barhani mbreteri e bashkuar

Sondazh

Poll