Aktualitet

Berisha non-grata, ambasadori i Austrisë: Na duhet një opozitë e fortë, presim vendimin e gjykatës

Steiner u shpreh se vendit i duhet një opozitë e fortë pasi kjo ndikon në arritjen e negociatave. 

10 Qershor 2022, 12:15 Nga A.B
Berisha non-grata, ambasadori i Austrisë: Na duhet një opozitë e
Christian Steinar

KORÇË- Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar nuk iu përgjigj pyetjes për shpalljen non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Nga Korça, aty ku mori pjesë në një leksion të hapur në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, Steiner u shpreh se vendit i duhet një opozitë e fortë pasi kjo ndikon në arritjen e negociatave. 

“Unë si diplomat sa i përket politikës së brendshme duhet të shoh si do jetë vendimi i gjykatës. Për ne është e rëndësishme që kemi një opozitë të fortë sepse është e rëndësishme për negociatat e anëtarësimit”, tha ai.

 “Shpresojmë të hapen negociatat shumë shpejt edhe me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”.- tha ambasadori teksa u pyet për anëtarësimin e vendit në BE, duke vijuar më pas: 'Unë besoj se është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku me iniciativa shumë konkrete. Mund ta përsëris që shpresojmë që mund të vendoset për t’u hapur negociatat”, shtoi ambasadori austriak.

PYETJE-PËRGJIGJE:

PYETJE: Në varësi të vendimit që do të japë gjykata e Apelit ju po shikoni edhe atë çfarë do të keni marrëdhënie me zotin Berisha?

Steinar: Do të shohim si do të vendosë gjykata e apelit, presim vendimin e gjykatës.

PYETJE: Kemi një president që në Korrik është gati të kthehet në opozitë, një koment?

Steinar: Roli i Presidentit është të qenit president, është funksion shumë i lartë që nuk lidhet me opozitën.

PYETJE: A keni një koment për Ballkanin e Hapur?

Steinar: Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha objektivat e Europës të realizohen.

PYETJE: A e mbështesni?

Steinar: Për ne e theksoj edhe njëherë është shumë e rëndësishme që standartet të mos shkojnë nën nivelin e kërkuar.

sali berisha christian steinar

Sondazh

Poll