Aktualitet

Dhunimi i policit në Gjirokastër, zbulohet arsyeja e sherrit me 3 personat, dëshmia e Muhos

Muho u konfliktua verbalisht me tre persona, bashkëfshatarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës.

10 Qershor 2022, 11:12 Nga A.B
Dhunimi i policit në Gjirokastër, zbulohet arsyeja e sherrit me 3
Policia Gjirokaster

GJIROKASTËR- Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-së Gjirokastër, u dhunua ditën e djeshme nga disa persona për shkak të konflikteve të mëparshme për pronën. Kjo është pohuar nga vetë efektivi, i cili ka dëshmuar se konflikti i vjetër për pronat është arsyeja e vetme.

Muho u konfliktua verbalisht me tre persona, bashkëfshatarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës. Mirëpo ky nuk ishte konflikti i tyre i parë. Një ditë më parë, personat u takuan në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, aty ku u konfliktuan verbalisht. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e dyshuar, me inicialet G. Zh. 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Ai u godit në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës.

sokrat muho

Sondazh

Poll