Bota

Scholz takon Kurtin, kancelari: Jam këtu për të mbështetur Procesin e Berlinit

Mediat e Kosovës shkruajnë se Scholz është shprehur se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

10 Qershor 2022, 11:02 Nga F.M
Scholz takon Kurtin, kancelari: Jam këtu për të mbështetur
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

KOSOVË- Kancelari gjerman Olaf Scholz është pritur nga kryeministri Albin Kurti me nderime të larta shtetërore me rastin e vizitës së tij në Prishtinë. Scholz ka zhvilluar një takim me shefin e qeverisë së Kosovës.

Në orën 10:45 ai është futur në zyrë me kurtin dhe pritet të në ora 10:45 kurse pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët. Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it. Mediat e Kosovës shkruajnë se Scholz është shprehur se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë. Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.

albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll