Bota

Rama në Greqi/ Zbardhet AXHENDA e Samitit ku marrin pjesë 13 vende

Ai do të zhvillojë edhe një takim me kancelarin jerman Olaf Scholz, i cili ka nisur një tur ballkanik, por ka shmangur Shqipërinë. 

10 Qershor 2022, 10:53 Nga F.M
Rama në Greqi/ Zbardhet AXHENDA e Samitit ku marrin pjesë 13 vende
Foto Ilustruese

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur axhendën e Samitit që pritet të mbahet në Greqi, ku do të mblidhen liderët e 13 vendeve. Krerët pritet të mblidhen në sallën ku do të zhvillohet Samiti në orën 17:20. Më pas, të gjithë pjesëmarrësit do të mbajnë fjalën e tyre. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ai do të zhvillojë edhe një takim me kancelarin jerman Olaf Scholz, i cili ka nisur një tur ballkanik, por ka shmangur Shqipërinë. 

Axhenda:

17.20 – Mbledhja e krerëve të delegacioneve në sallën ku zhvillohet samiti
17.35 – Foto familjare

17.40 – Zhvillimi i seancës plenare të samitit SEECP

Fjala e hapjes nga z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë

Fjalë e Kryeministrit dhe krerëve të delegacioneve të tjera

Shkëmbim i pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal – ndikimi aktual i zhvillimeve
ndërkombëtare në rajon

Miratimi i Raportit Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Miratimi i Deklaratës së Samitit të SEECP të Selanikut

20.00 – Konferencë për shtyp e z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë

 

edi rama ne greqi

Sondazh

Poll