Bota

VIDEO/ Vogëlushja performon me flaut, mbledh fonde për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës

Ajo performon e buzëqeshur, gjesti heroik nga ana e vajzës së vogël ka prekur njerëzit që kalojnë afër saj

10 Qershor 2022, 10:02 Nga d.d

 

VIDEO/ Vogëlushja performon me flaut, mbledh fonde për të
Solomiya Reut

UKRAINË-Gjesti prekës i një vajze 6-vjeçare në Ukrainë ka mahnitur rrjetin. Solomiya Reut, në Dnipros i ka rënë flautit në rrugë për të mbledhur para që të shkojnë si ndihmë për ushtrinë e vendit të saj. Sipas mediave të huaja, në videon e mëposhte Solomiya, shfaqet me flamurin e ukrainës teksa e ka hedhur në krahët e saj. 

Ajo performon e buzëqeshur, gjesti heroik nga ana e vajzës së vogël ka prekur njerëzit që kalojnë afër saj. Solomiya ka arritur të mbledhi rreth 4 mijë euro për të ndihmuar forcat ukrainase.

Në Ukrainë janë bërë disa gjeste heroike nga fëmijët vendas në shenjë mbështetje për ata që luftojnë.

 

lufta ukraine-rusi  solomiya reut

Sondazh

Poll