Politike

Ballkani i Hapur ndez DEBATIN, Ahmetaj batutë me moderatorin: Do më nxjerrësh jashtë? S'dal mo

Në një moment, moderatori Sokol Balla ka ndërhyrë për të marrë fjalën, por Ahmetaj e ka kaluar me batutë duke çuar deri në fund replikën e tij.

10 Qershor 2022, 02:01 Nga DOSJA
Ballkani i Hapur ndez DEBATIN, Ahmetaj batutë me moderatorin: Do më
Aldo Bumçi dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është përplasur me ish-ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçi lidhur me çështjen e Ballkanit të Hapur. Të dy, të ftuar në emisionin “Top Story”, janë përplasur lidhur me çështjen e fondeve që mungojnë në nismën e “Open Ballkan”, ndryshe nga ç’ndodh në atë të Procesit të Berlinit.

Në një moment, moderatori Sokol Balla ka ndërhyrë për të marrë fjalën, por Ahmetaj e ka kaluar me batutë duke çuar deri në fund replikën e tij.

PJESË NGA BISEDA:

Ahmetaj: Ku është fondi i Ballkanit Perëndimor në procesin e Berlinit, janë fonde të BE? Po dërguar ndonjë letër. O djalë se je më i ri se mua...Ke hekurudhën...

Bumçi: Nga procesi i Berlinit? Pse e lëni për një mekanizëm që nuk ka fonde?

Ahmetaj: Prit më dëgjo. Jo nuk dua do i kthej përgjigje. S'dua mo, do më nxjerrësh jashtë? Dakord. Nuk do dal mo

Bumçi: Ku i dorëzojmë fondet?

Ahmetaj: Ejjj.

Sondazh

Poll