Politike

‘Të ishte për ty nuk do vija’, përplasen Ahmetaj e Bumçi: Pse nuk e shpjegon Procesin e Berlinit

Të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Ahmetaj së bashku me Bumçin debatuan pas ndërhyrjeve të këtij të fundit pasi nuk po shpjegohej se çfarë ishte Procesi i Berlinit.

10 Qershor 2022, 00:41 Nga I.A
‘Të ishte për ty nuk do vija’, përplasen Ahmetaj e
Aldo Bumçi dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka debatuar me ish-ministrin e brendshëm Aldo Bumçi në lidhje me Procesin e Berlinit. Të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Ahmetaj së bashku me Bumçin debatuan pas ndërhyrjeve të këtij të fundit pasi nuk po shpjegohej se çfarë ishte Procesi i Berlinit.

Debati:

Ahmetaj: Këto janë përfitime për qytetarët që janë vërtetuar shkencërisht dhe ekonomikisht, nga nafta me SHBA-në dhe deri te Bashkimi Evropian. Edhe marrëdhënie me të vogla ekonomile siç janë vendet e Beneluksit. Të gjitha këto bazohen në katër liri.

Bumçi: Procesi i Berlinit i kishte këto katër liri

Ahmetaj: Nuk të ndërhyra, mos më ndërhy.

Bumçi: Pse devijuat nga këto katër liri.

Ahmetaj: Nuk të ndërhyra.

Bumçi: Një pyetje e thjesht është, nuk shpjegon se përse Procesi i Berlinit u braktis.

Ahmetaj: Jam për qytetarët, por për ty unë nuk do vija këto.

Bumçi: Pyetja është se psërse u braktis Procesi i Berlinit.

Ahmetaj: Procesi i Berlinit nuk ka instrument financiar. Që thotë Batoni se përfitoi Serbia e Shqipëria nuk përfitoi. Jo. Procesi i Berlinit është një proces i bazuar në instrumentat financiar të BE-së. Dhe ne kemi marrë atë që kemi dikutuar me BE-në, në grante dhe në kredi. Ajo që thoni se Serbia mori më tepër dhe Shqipëria pak, nuk është e vërtet. Më thoni, cili është instrumenti financiar i Procesit të Berlinit. është Bashkimi Evropian.

Bumçi: Ku ka më mirë se Bashkimi Evropian?

Ahmetaj: Ne kemi marrë nga BE-ja, grante, kredi, gjatë pandemisë, për tërmetin, ça janë këto nuk janë ndihma. 

Bumçi: Pastaj nuk keni marrë kredi të buta por kredi me interes financiar.

Ahmetaj: Do vësh rregull, se ne jena plak o burrë, nuk vijmë këtu për tu zënë në tryezë për muhabete kot. Ndërhyn kështu sikur është 1992.

arben ahmetaj aldo bumci ben pazaret

Sondazh

Poll