Sport

VD/ Nëntë lojtarë të Liverpoolit dhe Cityt në skuadrën ideale të PFA... Kush janë dy të tjerët?

Janë përzgjedhur edhe Rüdiger e Cristiano Ronaldo, të cilët kanë fituar më tepër vota dhe kanë zënë vend përpara shumë futbollistëve të tjerë

10 Qershor 2022, 10:14 Nga DOSJA
VD/ Nëntë lojtarë të Liverpoolit dhe Cityt në
Manchester City, kampion i Premier League

ANGLI - Si mund të ishte ndryshe, Manchester City dhe Liverpool kanë marrë shumicën e pozicioneve në skuadrën ideale të Premier League për PFA (Shoqata e Futbollistëve Profesionistë). Konkretisht, kampionia dhe nënkampionia, kanë siguruar deri në nëntë lojtarë në këtë ekip ëndërrash. Çuditërisht, City, i cili ka dalë kampion, ka vetëm tre lojtarë: De Bruyne, Bernardo Silva dhe Cancelo, ndërsa Liverpooli me gjashtë, ka dy herë më shumë: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Thiago, Mané dhe Salah. 

Dy futbollistët që kanë arritur të futen ‘fshehurazi’ në këtë skuadër ideale kanë qenë Antonio Rüdiger (Chelsea), i cili e bën këtë për herë të fundit, pasi ka nënshkruar me Real Madridin dhe një ‘kontrovers’ si Cristiano Ronaldo (Manchester United). Portugezi i është imponuar Heung-min Son, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë në Premier League me 23 gola, i barabartë me Mohamed Salah, por kjo nuk ka mjaftuar për ta lënë atë. 

Përveç se është në njëmbëdhjetëshen më të mirë të sezonit, Mohamed Salah ka fituar edhe çmimin si “Lojtari më i mirë i sezonit”. Egjiptiani, i cili iu afrua titullit kampion të Anglisë, shënoi 23 gola (shënuesi më i mirë së bashku me Son), por ishte gjithashtu edhe ai që shpërndau më së shumti asiste, me gjithsej 13. 

VD/ Nëntë lojtarë të Liverpoolit dhe Cityt në

“Është një çmim shumë i rëndësishëm, veçanërisht sepse votohet nga lojtarët. Të tregon se ke punuar shumë dhe se ke marrë rezultate”,- tha Salah. Ndër çmimet e tjera u dallua edhe Phil Foden, i cili u kurorëzua për herë të dytë si “Lojtari i ri më i mirë i sezonit”. 

Gjithashtu, u dhanë edhe çmimet e Premier League për femra, ku Sam Kerr, futbollistja e Chelseas, u vlerësua si më e mira, ndërsa e reja që ra më shumë në sy ishte Lauren Hemp (Manchester City).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll