Sport

Gjest i turpshëm! Dënohet argjentinasi, që festoi golin duke prekur organet gjenitale

Komisioni Disiplinor i Futbollit të Hondurasit dënoi sulmuesin argjentinas Ramiro Rocca me rreth 816 dollarë dhe pezullimin për 6 ndeshje për festimin e një goli, duke u treguar organet gjenitale tifozëve të ekipit kundërshtar. Dhunë pas ndeshjes…

10 Qershor 2022, 10:10 Nga DOSJA

Gjest i turpshëm! Dënohet argjentinasi, që festoi golin duke

HONDURAS - Komisioni Disiplinor i futbollit të kategorisë sëparë të Hondurasit sanksionoi këtë të enjte me 20 mijë lempira (rreth 816 dollarë) sulmuesin argjentinas Ramiro Rocca për festimin e një goli, duke u treguar organet gjenitale tifozëve që morën pjesë në finalen e skuadrës së tij, Real Spanjës dhe Motagua.

Rocca, në një moment euforie të madhe, festoi kështu golin e dytë për skuadrën e tij në ndeshjen finale e ‘Honduran Clausura’, e cili përfundoi 2-0, por kupa shkoi për Motagua, që kishte fituar ndeshjen e parë 3-0.

Ndoshta argjentinasi nuk e kishte imagjinuar që arbitri i ndeshjes, të cilit pothuajse ishte përballë, do të regjistronte gjestin e tij të turpshëm ndaj tribunëve të tifozëve të Real España në minutat e lojës. Sanksioni përcakton se Rocca ka tetë ditë për të paguar gjobën. Ai është dënuar gjithashtu edhe me një pezullim prej gjashtë ndeshjesh, sipas Komisionit Disiplinor të Ligës.

Për më tepër, organi e dënoi Real España me një gjobë prej 30.000 lempirash (1.224 dollarë) dhe e ndaloi të luante gjashtë ndeshje radhazi në ‘San Pedro Sula’, për shkak të pushtimit të fushës, me incidente të dhunshme, pas përfundimit të ndeshjes kundër Motagua.

Gjest i turpshëm! Dënohet argjentinasi, që festoi golin duke

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll