Aktualitet

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Levan, arrestohet drejtuesi i mjetit tjetër

Mariglen Skënderaj do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

10 Qershor 2022, 10:49 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Levan, arrestohet drejtuesi i mjetit
Pamje nga aksidenti

FIER- Është arrestuar drejtuesi i mjetit 'Opel', Mariglen Skënderaj, i cili u përfshi në aksident mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë. Ai do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare pas përplasjes së ndodhur në afërsi të fshatit Buzmadh në autostradën Levan-Tepelenë. Nga aksidenti mbetën te vdekur tre persona, perkatesisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj, nena e Fatbardhes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford”.

Në automjetin tjetër udhëtonin 43-vjeçari Mariglen Skënderaj me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare. Të tre kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

aksident ne fier fier mariglen skenderaj

Sondazh

Poll