Aktualitet

U arrestua për zjarrin te zyra e Noterit në Sarandë, gjykata lë në burg Marjo Sinanin

Sinani pranoi më herët autorësinë dhe deklaroi se nuk e njihte porositësin.

10 Qershor 2022, 11:49 Nga f.g
U arrestua për zjarrin te zyra e Noterit në Sarandë, gjykata
Marjo Sinani, autori

SARANDE- Gjykata e Rrethit Sarandë ka lënë në burg personin që akuzohet se vuri zjarrin në zyrën e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë. Sinani pranoi më herët autorësinë dhe deklaroi se nuk e njihte porositësin. Para gjyqtarit Fatmir Ndreu, që kryesoi seancën, 41-vjeçari tha se: Nuk e njoh personin që më tha të vija zjarrin.

Noteri Aleko Anagnosti është një nga të arrestuarit e çështjes së tjetërsimit të pronave në Sarandë. 41-vjeçari Marjo Sinani u arrestua 3 ditë më parë pasi akuzohet se është personi që vendosi zjarrin në zyrën e noterit. 

marjo sinani

Sondazh

Poll