VD-Sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro e Gentian Sharrës në Elbasan
Pasuria prej 5 milionë eurosh e Gentian e Mustafa Sharrës është sekuestruar. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se ai lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.
ELBASAN- Pasuritë me vlerë rreth 5 milionë euro të Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës janë sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanicar në DVP, Elbasan. Drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa deklaroi ditën e sotme para mediave se është sekuestruar pasuria e babë e bir pasi dyshohet se është rrjedhojë e veprimtarisë kriminale.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentianiy Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.
Gurra është emër i njohur pasi në të shkuarën ai ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.
PASURIA QË U SEKUESTRUA:
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
-4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.
NJOFTIMI I DREJTORISË SË POLICISË SË ELBASANIT:
Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian Sharra dhe Mustafa Sharra. -Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra; Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij. Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vijon punën intensive për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo pasurie që rrjedh nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu siguroj qytetarët se strukturat e Policisë së Elbasanit, me mbështetjen e strukturave operacionale në Polciinë e Shtetit, po vijonjnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në këtë kuadër u zhvilluan edhe kontrollet e mbasdites së djeshme, nga forcat policore.
Sondazh
VD-'A po kërkonit Talo Çelën në Elbasan?'/ Drejtori i policisë: Hetimet janë në rrugën e duhur
Talo Cela ELBASAN- Drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa deklaroi se hetimet për kapjen e Talo &Cc...
Anti-mafia "godet" ish-kreun e Kushtetueses/ Gjykata e Posaçme: Dedja do të gjykohet në themel për 1 apartament
TIRANE- Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon të vendosë sekuestron për një apartament në pronësi të ish-kreut t&e...
Situata me zjarret në vend, Çako: Shqipëria ka nevojë për pajisje të tjera për të menaxhuar situatën
Haki Çako TIRANË- Kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për pajisje të tjera p&e...
Lirohen nga burgu vartësit e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi
Thoma Gëllçi TIRANË- Vartësit e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi janë liruar nga burgu. Vendimi &eum...
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Levan, arrestohet drejtuesi i mjetit tjetër
Pamje nga aksidenti FIER- Është arrestuar drejtuesi i mjetit 'Opel', Mariglen Skënderaj, i cili u përfshi në aksident mbrëmje...
VD-Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, s'dihet nëse ka të lënduar
Pamje nga banesa DURRËS- Një apartament është përfshirë nga zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë t...
Sot u arratis nga burgu, Edison Pula grabiste vila e diamante në Itali
Edison Pula ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis sot nga burgu në Itali rezulton të jetë një emër i njohur jo v...
Arrestimi i britanikëve në Shqipëri, 'The Mirror': Akuzohen si spiunë, u kapën në aeroport
Radio MBRETËRI E BASHKUAR- Arrestimi i dy britanikëve në Shqipëri ka bërë bujë në mediat britanike. The Mirror shkr...
Strehonte emigrantë të paligjshëm në hotel, arrestohet pronari, në hetim menaxheri
Policia Tirane TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 2 raste të transportit të emigrantëve të paligjsh...
'Mund të dalë jashtë vendit'/ Italia 'në këmbë' për Pulën, të hënën do përballej me gjykatën
Edison Pula ITALI- Policia italiane është duke u anagazhuar për kapjen e shqiptarit Edison Pulës, i cili u arratis ditën e djeshme...

