Aktualitet

FOTOJA-Shoshë nga plumbat, publikohet makina e Hakës brenda të cilës ndodhej kur iu bë atentat

Atentatorët janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, pamje të cilat janë në duart e grupit hetimor.

10 Qershor 2022, 11:56 Nga F.M
FOTOJA-Shoshë nga plumbat, publikohet makina e Hakës brenda të
Makina dhe Marklen Haka

TIRANË- Dosja.al ju sjell foton e makinës brenda të cilës ndodhej Marklen Haka, anëtari i ‘bandës së Niklës’ të cilit iu bë atentat dy ditë më parë në hyrje të Niklës. Siç shihet edhe në pamje, xhami i parë i mjetit tip “Golf” është bërë shoshë nga plumbat. Por, 30-vjeçari ka shpëtuar pasi ka marrë vetëm një plumb në nofull.

FOTOJA-Shoshë nga plumbat, publikohet makina e Hakës brenda të
Makina e Marklen Hakës

Personat që i kanë bërë atentat Marklen Hakës kanë qenë me një mjet të llojit “Audi A7”. Ata janë afruar paralel me makinën e Hakës, dhe njëri nga personat ka qëlluar me 20 plumba në drejtim të tij. Atentatorët janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, pamje të cilat janë në duart e grupit hetimor.

Pas ngjarjes, Marklen Haka është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij. Kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut që ra pre e një grabitjeje pak muaj më parë. Haka ka qëndruar aty për më shumë se dy orë dhe kur është parë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhet edhe sot. Në dëshminë e tij, 30-vjeçari ka thënë se nuk i ka parëe autorët. Ai është shprehur se kishte vënë re që kishte një makinë pas, por nuk kishte dyshuar në asnjë moment që mund ta sulmonin.

marklen haka atentat marklen hakes

Sondazh

Poll