Sport

Skandale të futbollistëve: Edhe Patrice Evra e ka tradhëtuar gruan me modelen e ‘Play Boy’-t

Ish-mbrojtësi francez i Man.United, është akuzuar se ka tradhtuar gruan e tij me modelen e ‘Play boy’, Carla Howe në Paris

10 Qershor 2022, 07:03 Nga DOSJA
Skandale të futbollistëve: Edhe Patrice Evra e ka tradhëtuar

ANGLI - Modelja Carla Howe ka treguar, se Evra e ka ndjekur atë për 3 muaj në vitin 2013 dhe bëri dashuri me të, pas një nate në Paris.

Ajo tha për The Sun: “Ai më kapi pjesën e poshtme dhe ne po putheshim me pasion ndërsa ashensori u ngjit në katin e katërt. Ai mezi priste të më fuste në dhomë dhe po thoshte gjëra të ndyra. Ai ishte padyshim shumë i ndezur,”- ka treguar ajo.

Mbrojtësi francez Patrice Evra, asokohe kur ndodhi kjo tradhëti, ishte ende i martuar me gruan dhe të dashurën e fëmijërisë, Sandra, ndërkohë që ende luante për “Djajtë e Kuq”. Tani ai është ndarë nga gruaja e tij të parë dhe aktualisht është i fejuar me modelen daneze Margaux Alexandra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll