Sport

Ja arsyeja që ‘ndalon’ prezantimin zyrtar të Haaland me fanelën e Cityt

Një çështje marketingu e bën të vështirë për norvegjezin të dalë në Mançester Edhe pse nënshkrimi ishte paralajmëruar javë më parë, prezantimi i yllit norvegjez është bërë për të lypur

10 Qershor 2022, 06:52 Nga DOSJA
Ja arsyeja që ‘ndalon’ prezantimin zyrtar të Haaland me

ANGLI - Erling Haaland u citua të ishte një nga atraksionet e këtij tregu transferimi, por puna e madhe e Manchester Cityt, bëri që ata të zyrtarizojnë nënshkrimin e tij më 10 maj, para se të fillonte gjithë buja që krijohet çdo vit me ekipet dhe futbollistët.

Sot, gati një muaj më vonë, nuk ka ndodhur ende prezantimi i tij për tifozët e Cityt, për këtë arsye ‘The Athletic’ ka shpjeguar arsyet e kësaj “vonese”. Para së gjithash, sulmuesi është i përqendruar me ekipin e tij për të luajtur në UEFA Nations League. Përveç kësaj, kontrata e lojtarit me Cityn nuk fillon deri më 1 korrik, por këto nuk do të ishin arsyet kryesore që vonojnë aktin e prezantimit të tij. 

Pengesa kryesore që po i bën tifozët të presin për ta parë lojtarin me fanellën e re është marketingu. “City” po pret momentin e duhur për të realizuar një event në përputhje me nivelin e yllit të tyre të ri. Për këtë idealja do të ishte që Gabriel Jesús të lëshonte numrin '9', diçka që do të ishte në favor të klubit për të pasur më shumë ndikim. Gjithsesi, fansat kanë filluar të jenë të shqetësuar me këtë çështje, prandaj kanë popullarizuar dhe hashtagun: “Prezantoni Haaland”!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll