Sport

Liverpool i thotë lamtumirë Origit, belgu merr rrugën drejt Milanit…

Sulmuesi i kombëtares belge, një lojtar i dashur për tifozët “Reds”, pas tetë vitesh shkon në Itali për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Pas kontrolleve mjekësore do të nënshkruhet kontrata

10 Qershor 2022, 07:08 Nga DOSJA

Liverpool i thotë lamtumirë Origit, belgu merr rrugën drejt

ANGLI - Liverpool i ka thënë lamtumirë zyrtarisht Divock Origit, lojtarit që ka lënë përshtypje të thellë te tifozët ‘Reds’ dhe ka njoftuar largimin e tij. Ishte një lamtumirë me nderime. 

"Divock Origi do të largohet nga klubi, kur kontrata e tij të skadojë në fund të qershorit. Faleminderit për këto tetë vite të pabesueshme shërbimi dhe duke na lënë me kaq shumë kujtime të veçanta. Divock Origi, Legjenda e Liverpool ", thuhet në deklaratën e klubit në Twitter.

Me largimin e tij, Origi përfundon qëndrimin tetë vjeçar në Merseyside. Edhe pse ai kurrë nuk arriti të ketë një vend në njëmbëdhjetëshen fillestare, ai fitoi statusin e heroit në klub me disa gola të paharrueshëm për 'Reds'.

Sulmuesi belg Origi do të niset drejt Milanit, me të cilin ka arritur marrëveshje disa javë më parë. I mbetet vetëm të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me kampionët italianë.

Liverpool i thotë lamtumirë Origit, belgu merr rrugën drejt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll