Aktualitet

'Mund të dalë jashtë vendit'/ Italia 'në këmbë' për Pulën, të hënën do përballej me gjykatën

Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Pula arriti që të presë me sharrë hekuri hekurat e dritares së qelisë së tij, të ulet poshtë duke përdorur çarçaf e më pas të arratiset. 

10 Qershor 2022, 09:55 Nga A.B
'Mund të dalë jashtë vendit'/ Italia 'në
Edison Pula

ITALI- Policia italiane është duke u anagazhuar për kapjen e shqiptarit Edison Pulës, i cili u arratis ditën e djeshme nga burgu i Trevios në Itali. Policia është e angazhuar nga toka dhe ajri, për të gjurmuar lëvizjet e tij, por janë vendosur edhe postblloqe në kufi pasi ekziston rreziku se i riu mund të dalë jashtë Italisë.

Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Pula arriti që të presë me sharrë hekuri hekurat e dritares së qelisë së tij, të ulet poshtë duke përdorur çarçaf e më pas të arratiset. 

Komisari Vito Montaruli deklaroi se ka frikë se mos i riu mund të arratiset jashtë Italisë.

“Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së burgjeve dhe asaj kufitare. Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar.

Të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos në një gjyq pasi është akuzuar për pesëdhjetë vjedhje. 

edison pula arratisen shqiptaret nga burgu ne itali

Sondazh

Poll