Aktualitet

Arrestimi i britanikëve në Shqipëri, 'The Mirror': Akuzohen si spiunë, u kapën në aeroport

Për dy të rinjtë, policia shqiptare ka ngritur akuzat për “aktivitete spiunazhi” dhe “spiunazh”.

10 Qershor 2022, 10:11 Nga A.B
Arrestimi i britanikëve në Shqipëri, 'The Mirror':
Radio

MBRETËRI E BASHKUAR- Arrestimi i dy britanikëve në Shqipëri ka bërë bujë në mediat britanike. The Mirror shkruan se dy britanikë janë arrestuar në Shqipëri pasi akuzohen për spiunazh pasi policia kufitare gjeti transmetues radio në bagazhet e tyre.

Dy personat u pyetën mbi akuzat për spiunazh nga oficerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës pasi zbuluan radio të sofistikuara Kenwood në bagazhet e tyre. Ata u thanë zyrtarëve se ishin inxhinierë IT që mbanin pajisjet amatore për tu kënaqur gjatë pushimeve në Shqipëri.

Arrestimi i britanikëve në Shqipëri, 'The Mirror':
Radio

Për dy të rinjtë, policia shqiptare ka ngritur akuzat për “aktivitete spiunazhi” dhe “spiunazh”.

Një burim për The Mirror tha: "Është shumë e pazakontë të mbash këtë lloj pajisjeje dhe akoma më e çuditshme që dikush të ndalohet dhe të akuzohet si agjent i fshehtë".

Kompleti elektronik i Kenwood, i cili prodhon një sërë pajisjesh komunikimi të fundit u dërgua në Laboratorin Kriminalistik Shqiptar për ekzaminim të mëtejshëm.

arrestohen britaniket ne shqiperi britani rinas

Sondazh

Poll