Bota

Pas qëndrimeve kritike ndaj Rusisë, autoritetet ruse shpallin ‘të padëshiruar’ organizatën amerikane

26 Korrik 2019, 11:42 Nga DOSJA
Pas qëndrimeve kritike ndaj Rusisë, autoritetet ruse shpallin

RUSI– Autoritetet ruse kanë cilësuar organizatën “Këshilli Antlantik”, të drejtuar nga ambasadori i SHBA-së në Moskë si ‘të padëshiruar’.

“Këshilli Atlantik”, (AC) njihet për qëndrimet kritike ndaj korrupsionit të gjërë publik dhe abuzimeve të të drejtave të njëriut nga ana e Rusisë.

“Është vërtetuar se aktivitetet e kësaj organizate paraqesin një kërcënim për bazat e rendit kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”- është shprehur zyra e prokurorit të përgjithshëm në Rusi.

Por, ky nuk është veprimi i vetëm që rusët kanë ndërmarrë ndaj organizatës amerikane. Pasi Moska ka vepruar edhe kundrejt organizatave të tjera joqeveritare, në momentin që marrëdhëniet Rusi e Perëndimit-Ukrainë gjatë vitit 2014 u përkeqësuan.

Kontaktuar nga Radio Europa e Lirë, Këshilli Atlantik ka pranuar se Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë e ka shtuar në listën e organizatave të padëshiruara.

“Ne nuk kemi qenë të informuar zyrtarisht apo joformalisht për vendimin e autoriteteve ruse. Ne jemi krenar për traditën e gjatë të Këshillit, për punën me rusët dhe Rusinë dhe jemi të zhgënjyer që autoritetet ruse e kanë bërë të ditur këtë masë. Ne po shqyrtojmë ndikimet e këtij vendimi”,– tha Këshilli Atlantik.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota këshilli atlantik organizatë amerikane rusi këshilli atlantik organizatë amerikane rusi

Sondazh

Poll