Bota

BE hap proces gjyqёsor kundёr Hungarisё, Orban shpif për Soros

26 Korrik 2019, 08:37 Nga DOSJA
BE hap proces gjyqёsor kundёr Hungarisё, Orban shpif për Soros

HUNGARI- Gjykata Europiane në Strazburg është aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur “Stopp-Soros” në Hungari ҁon në kriminalizimin e ndihmës për refugjatët dhe kufizon edhe më tej të drejtën e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-së. Brukseli do që me padinë ndaj qeverisë së djathtë nacionale të kryeministrit Viktor Orban ta detyrojë atë, që të tërheqë ligjin e diskutueshëm. Në këtë ligj përfshihet edhe rregullorja për të ndaluar ndihmat për azikërkuesit në emër të një organizate. 

Punonjësit e organizatave të ndihmës për refugjatë mund të dënohen me heqje lirie deri në një vit. Nëse Gjykata Europiane i jep të drejtë Komisionit të BE-së, Hungaria mund të ndëshkohet me gjoba të detyrueshme, për t’i ndryshuar këto rregullore të diskuteshme.  Kjo është padia e parë e Komisionit të BE-së në Gjykatën Europiane. Në vitin 2017 Komisioni dy herë iu drejtua Luksemburgut në një rast për procesin e azilimit në Hungari dhe në një rast tjetër për ligjin e arsimit të lartë.

Fushatë shpifjesh kundër Sorosit

Qeveria e Orbanit kaloi në parlament më 2018 ligjin e ashtuquajtur “Stopp-Soros. Emërtimi i ligjit me “Stopp Soros” i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holocaustit i lindur në Hungari mbështet me fondacinet e tij humanitar një sërë organizatash civile, që ndihmojnë refugjatët dhe azilkërkuesit. Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell një numër të madh emigrnatësh myslimanë në Europë. Një pllakatë e kritikuar në mbarë BE-në së fundi shpif ndaj tij duke e cilësuar si një demon që i fryn në vesh presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker.

Komisioni i BE-së vendosi gjithashtu, t’i drejtohet me një shkresë Hungarisë, sepse njerëzve që ndodhen në procedurat e kthimit në zonat hungareze të tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhëzuese është hapi i parë drejt një procesi për shkelje procedurale.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota george soros shpifja e obran soros dhe be viktor obran george soros shpifja e obran soros dhe be viktor obran

Sondazh

Poll