Bota

Grabitje spektakolare/ Vidhen 750 kg flori me vlerë 40 milion$ në aeroportin e Brazilit

26 Korrik 2019, 09:34 Nga DOSJA
Grabitje spektakolare/ Vidhen 750 kg flori me vlerë 40 milion$ në

SAN PAOLO – Disa burra të armatosur kanë kryer vjedhjen spektakolare të 750 kilogramë florive me vlerë 40 milionë dollarë. Ngjarja ka ndodhur në një terminal të ngarkesave në San Paolo, në aeroportin më me fluks të Amerikës Jugore, duke marrë dhe dy vetë peng.

Policia njoftoi se disa prej të dyshuarve mbërritën në aeroportin Guarulhos me një kamion të zi që i ngjante policisë federale të Brazilit. Pamjet e siguruara nga Reuters tregojnë se si të maskuar grabitësit bënë vjedhjen e vlerës marramendëse.

Katër burrat u larguan nga makina me fytyrat e tyre të mbuluara. Të paktën njëri prej tyre kishte një pushkë dhe u përball me punëtorët në aeroport, të cilët më pas vazhduan të mbushnin kamionin me ngarkesë.

Burimi: Global NEWS

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroporti i brazilit grabitje spektakolare san paolo vidhen 750kg flori aeroporti i brazilit grabitje spektakolare san paolo vidhen 750kg flori

Sondazh

Poll