Bota

Pasi u kthye nga Haga, Haradinaj mbledh me urgjencë qeverinë

26 Korrik 2019, 08:12 Nga DOSJA
Pasi u kthye nga Haga, Haradinaj mbledh me urgjencë qeverinë

Kosovë- Ramush Haradinaj pasi u kthye nga Haga ka njoftuar se do të mbledhë qeverinë e Kosovës në mesditë. Ai ka njoftuar se mbledhja e qeverisë do të zhvillohet sot në orën 14:00.

Pasi u kthye nga Gjykata Speciale, Haradinaj deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

“Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Kjo mbledhje është thirrur një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara për tu intervistuar si i dyshuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj haradinaj mbledh qeverinë dorehiqet ramush haradinaj haradinaj mbledh qeverinë

Sondazh

Poll