Bota

Kryeministri grek takohet me Kryepeshkopin Janullatos: Ka të gjithë mbështetjen time

26 Korrik 2019, 10:06 Nga DOSJA
Kryeministri grek takohet me Kryepeshkopin Janullatos: Ka të gjithë

GREQI- Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në takimin e zhvilluar në Athinë, Mitsotakis thotë se i ka dhënë mbështetje Janullatosit në trajtimin e atyre që i quan “problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë”.

“Me Kryepeshkopin fisnik të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas. Ai ka të gjithë mbështetjen time në përpjekjet e tij për të trajtuar problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe për të siguruar funksionimin dhe zbatimin e duhur të punës së saj”, është shprehur Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu simpatinë e tij për arritjen e qëllimeve të Kryepeshkopit për të mirën e të gjithë banorëve të shqipërisë. Kryeministri dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë kanë rënë dakord të mbajnë një kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni anastas janullatos kryepeshkopi i kishës autoqefale ortodokse kyriakos mitsotakis anastas janullatos kryepeshkopi i kishës autoqefale ortodokse kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll