Bota

VIDEO/ Foshnja bie në rrënoja dhe vdes! Në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar motrën e vogël, 5-vjeçarja siria

26 Korrik 2019, 11:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Foshnja bie në rrënoja dhe vdes! Në përpjekje të

SIRI -Një vajzë pesëvjeçare u përpoq të shpëtonte motrën e saj të vogël, duke u kapur nga bluza e saj, ndërsa ajo doli nga një ndërtesë e shkatërruar në Siri.

Momenti i tmerrshëm kur vajza 5-vjeçare siriane del nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar dhe mundohet dëshpërimisht të ndihmojë motrën e saj të vogël nga vdekja ndërsa e shtrengon fort nga bluza, ka pushtuar rrjetin. Por, pavarësisht se ajo u mundua shumë, gjithçka mori fund, pasi vajza e vogël rrinte pezull mbi traversë, në një moment është lëshuar dukë pësuar vdekjen tragjike.

Vajza 5-vjeçare, Riham është parë duke kapur rrobat e motrës së saj  foshnje, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur që ajo të binte në humnerën e bombarduar.

Fotot tronditëse tregojnë momentin që ajo luftoi për të mbajtur të ndjerën, motrën e saj Tuqa, teksa rrinte pezull mbi një traversë.

Motra tjetër e vajzës ishte gjithashtu e bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së rrëzuar pas një sulmi ajror në Ariha, perëndim Idlib, nga forcat ruse apo siriane ditën e djeshme.

Babai Amjad al-Abdullah shikoi me tmerr në sy të gjithë situatën duke mos pasur mundësi të bënte asgjë pasi ishte i bllokuar nën rrënoja.

Burimi: Daily Mail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 5-vjeçarja siriane bombardimet ne siri vdes foshnja ne siri 5-vjeçarja siriane bombardimet ne siri vdes foshnja ne siri

Sondazh

Poll