Bota

I veshur sport, sapo zbret në Prishtinë Haradinaj i përvishet kundërshtarëve: Dialog pa kushte…. kufijtë s’guxon t’i

26 Korrik 2019, 06:07 Nga DOSJA
I veshur sport, sapo zbret në Prishtinë Haradinaj i përvishet

Kosovë- Kryeministri në ikje në Kosovë Ramush Haradinaj, është kthyer nga Haga pasi dëshmoi atje në Gjykatën e Hagës për luftën.

Pasi qëndroi dy ditë në Hagë Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnatës është kthyer nga Haga.

Pas kthimit ai dha një mesazh të fortë sapo zbriti në Prishtinë.  “Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe zërat se pas dorëheqjes së tij nuk mund ta ushtroj postin e kryeministrit.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës” ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

Të dashur qytetarë,

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak ditë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj haradinaj në hagë ramush haradinaj dorehiqet ramush haradinaj haradinaj në hagë ramush haradinaj

Sondazh

Poll