Bota

Arratisja spektakolare e shqiptarit nga qelia në Itali, u ngjit në tavan, kapërceu hekurat dhe u “zhduk” (EMRI)

26 Korrik 2019, 07:09 Nga DOSJA
Arratisja spektakolare e shqiptarit nga qelia në Itali, u ngjit në

Itali- Në mënyrë spektakolare është arratisur nga paraburgimi në Itali një shqiptar.  Sipas medieve italiane 23-vjeçari Elidon Gegaj ishte arrestuar nga policia pasi ishte kapur duke vjedhur në një apartament.

Por ai qëndroi shumë pak ditë në paraburgim, pasi u arratis nga paraburgimi në Kuesturën e Monzas, Milano, Itali.

Si u arratis 23-vjeçari

Teksa priste për të shkuar në gjykatë për t’u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij, Elidon Gegaj mundi te arratisej.

Ai ishte futur në një qeli që nuk i kishte hekurat e lartë deri ne pjesën e tavanit dhe nuk e la pa shfrytëzuar këtë mundësi duke u arratisur.

Duke qenë se ishte trup i vogël, shqiptari ja ka dalë të ngjitej deri në tavan, të futej mes hekurave dhe tavanit dhe më pas do ikte i qetë nëpër korridoret e godinës.

Menjëherë është dhënë alarmi dhe policia po kërkon shqiptarin e arratisur.

Burimi: Corriere.it 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 23-vjeçari elidon gegaj arratiset shqiptari në itali 23-vjeçari elidon gegaj arratiset shqiptari në itali

Sondazh

Poll