Aktualitet

FOTO/ Polici i FNSH dhe bashkëshortja, ky është çifti që u aksidentuan për vdekje në Fier

Nga aksidenti sot ka edhe tre persona të tjerë të plagosur por ende nuk dihen detaje të reja lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

10 Qershor 2022, 10:03 Nga DOSJA
FOTO/ Polici i FNSH dhe bashkëshortja, ky është çifti
Fatbardha dhe Sokrat Lelaj

FIER- Personat që po shihni në foton e mësipërme janë Fatbardha dhe Sokrat Lelaj, çifti që ndërroi jetë sot pas aksidentit të ndodhur në Fier. Fatbardha Lelaj, gruaja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërroi jetë në spital. Ndërsa bashkëshorti dhe nëna e saj, 78 vjeç, humbën jetën në vend si pasojë e përplasjes.

FOTO/ Polici i FNSH dhe bashkëshortja, ky është çifti
Sokrat Lelaj

Sokrat Lelaj, 54 vjeç ishte në drejtim të mjetit kur ndodhi aksidenti tragjik në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Buzmadh të Fierit. Nga aksidenti sot ka edhe tre persona të tjerë të plagosur por ende nuk dihen detaje të reja lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

Sondazh

Poll