Aktualitet

DINAMIKA- ‘Ndal, kontroll’/ Hysen Pici iku me vrap nga patrulla, shoku mori para me mjet dy policët

Siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, patrulla me dy efektivë policie i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetit tip “Range Rover”.

9 Qershor 2022, 23:22 Nga k.m.
DINAMIKA- ‘Ndal, kontroll’/ Hysen Pici iku me vrap nga patrulla,
Foto ilustruese

DURRËS- Dosja.al ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një person ka shtypur me mjetin e tij dy efektivë policie dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin e tij. Siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, patrulla me dy efektivë policie i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetit tip “Range Rover”.

Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje.

Duke e ditur shumë mirë që efektivët i kishte pas mjetit të tij në ndjekje të shokut që po arratisej. Ndërkohë që Pici është larguar nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur edhe një armë zjarri, e cila është gjetur gjatë ndjekes që po i bënin kolegët e efektivëve që plagosi. Arma është gjetur dhe do të dërgohet në laborator për të parë nëse është përdorur për ngjarje kriminale.

Ndërkohë që vazhdojnë ende kërkimet për kapjen e shokut të tij.

durres perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll