Aktualitet

Janë jashtë rrezikut për jetën, Policia jep detaje për efektivët e aksidentuar në Durrës, kush u prangos

Mësohet se dy efektivët e plagosur janë transportuar në spitalin e qytetit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

10 Qershor 2022, 00:01 Nga DOSJA
Janë jashtë rrezikut për jetën, Policia jep detaje për
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin bregdetar, ku një automjet mori para dy efektivë policie.  Mësohet se dy efektivët e plagosur janë transportuar në spitalin e qytetit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Forcat Operacionale kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit që nuk iu bind urdhrit të policisë, si dhe kanë arrestuar njërin prej personave që ndodhej në mjet, i cili kishte me vete një pistoletë. Po ashtu, po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personit të dytë. Ndërkohë që personi i shpallur në kërkim, ka marrë armët e tjera të zjarrit në makinë dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë për shkak të errësirës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt. Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë. Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll