Aktualitet

Aksidenti në Levan-Fier, Policia: 1 prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

9 Qershor 2022, 23:53 Nga I.A
Aksidenti në Levan-Fier, Policia: 1 prej të plagosurve në gjendje
Foto Ilustruese

FIER- Policia ka bërë bilancin e aksidentit të sotëm në aksin Levan-Fier. Mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona ndërkohë që janë plagosur 4 të tjerë. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë. Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

 

aksident ne fier-levan

Sondazh

Poll