Aktualitet

'Range' përplas policët në Durrës/ Pasagjeri prangoset, kishte armë me vete, një tjetër në kërkim

Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur më vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Shoku i tij, drejtuesi i mjetit përplasi dy efektivët e Patrullës. Të janë jashtë rrezikut për jetën.

9 Qershor 2022, 23:12 Nga DOSJA
'Range' përplas policët në Durrës/ Pasagjeri
Pamje nga ndjekja e Hysen Picit

DURRËS- Një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në Durrës, orët e vona të mbrëmjes së sotme, ku dy persona kanë përplasur me një "Range" efektivët në një patrullë. Siç bëjnë më dije burime për Dosja.al, patrulla me dy efektivë policie i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetit tip “Range Rover”.

Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur më vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje. Edhe pse e dinte mirë që efektivët i kishte pas mjetit të tij në ndjekje të shokut që po arratisej.

Ndërkohë që Pici është larguar nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur edhe një armë zjarri, e cila është gjetur gjatë ndjekjes që po i bënin kolegët e efektivëve që plagosi. Arma është gjetur dhe do të dërgohet në laborator për të parë nëse është përdorur për ngjarje kriminale. Deri më tani, Dosja.al ka mësuar se Pici është një i ri nga Shijaku, i cili nuk ka precedentë penalë të mëparshëm, por është ndaluar edhe njëherë tjetër për prosdim të lëndëve narkotike. Ndërsa sot me vete dje një armë zjarri, por nuk dihet nëse e kishte me leje apo jo.

Po ndërkohë që vazhdojnë ende kërkimet për kapjën e shokut të tij, i cili ende nuk është identifikuar nga Pici që aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë Durrës. Ndërsa mjeti tip "Range" është parë duke vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, e më pas është 'zhdukur'.

durres perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll