Aktualitet

DEL VIDEOJA- Shtypi dy policë me "Range", momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin

Pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas me vrap.

9 Qershor 2022, 23:35 Nga k.m.
DEL VIDEOJA- Shtypi dy policë me "Range", momenti kur
Pamje nga videoja

DURRËS- Dalin pamjet nga momenti kur efektivët e Policisë së Durrësit ndjekin me vrap personin që shtypi me makinë kolegët e tyre. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Dosja.al“, pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas me vrap.


Ai vrapon rrugëve të qytetit për t'u humbur gjurmëve të Policisë së Shtetit por nuk ia ka dalë, ndërsa miku i tij është zhdukur pa lënë gjurmë. E gjithë ngjarja mendohet se ka ndodhur pasi dy efektivët që ishin në patrullë i kishin bërë shenjë për ndalin personit që është prangosur nga Policia, pasi po lëvizte edhe në sensin e kundërt, por ai i ka dhënë gaz makinës, duke i lënë të plagosur po fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

 

durres perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll